Ish-presidenti i Interit, Massimo Morati, ka thënë që Interi nuk mund ta mbajë Lautaro Martinez-in nëse ky i fundit dëshiron që të shkojë te Barcelona.
Lautaro është përfolur për një transferim te katalunasit të cilët po duan që ta gjejnë një zëvendësim për Luis Suarez-in.
“Nuk mund ta mbash dikë që e ka idenë e të qenit tjetërkund”, ka thënë Moratti i pyetur për Martinez-in.
“Kjo do ta vinte në një pozitë që të mbetet pavullnetshëm, në një tjetër rast me një impuls ndryshe, në të njëjtin vend”.