Papa Françesku e quan genocid vrasjen e armeneve para 100 vjetësh
Papa Françesku vrasjen masivearmenëve nga ushtarët otomanë, gjatë Luftës së Parë Botërore e ka cilësuar me termin "genocid".

Gjatë meshës së mbajtur në Bazilikën e Vatikanit, në ditën kur shënohet dhe 100 vjetori i kësaj tragjedie, Papa ka thënë se; "në shekullin e kaluar familja jonë njerëzore kishte jetuar nëpër tri tragjedi masive dhe të paprecedente: e para, që gjerësisht është konsideruar si gjenocidi i parë i shekullit 20-të, e goditi popullin tuaj armen".

Armenia dhe shumë historianë pretendojnë se rreth 1,5 milionë njerëz janë vrarë sistematikisht nga forcat osmane në vitin 1915. Por, deklarata e Papës pritet të irritojë Turqinë, e cila ka mohuar vazhdimisht që ato vrasje të konsiderohen genocid.

Në shërbesën e Atit të Shenjtë, në nderim të një kleriku armenshekullit të X, Shën Gregorin e Narekut, ishte dhe presidenti armen, Serzh Sargsyan ishte pjesëmarrës në Grindja për këtë çështje që daton një shekull më parë vazhdon të mbajë të përkeqësuara marrëdhëniet mes Armenisë dhe Turqisë.

Papa e ka përdorur edhe më parë termin “genocid” për këto vrasje, dy vite më parë, duke shkaktuar protesta masive nga ana e Turqisë.

Në meshën e së dielës sipas ritit katolik armen, të mbajtur në bazilikën Peter, Ati i Shenjtë tha se njerëzimi ka jetuar përgjatë “tre tragjedive masive dhe të paprecedenta” gjatë shekullit të fundit.

“E para, e cila konsiderohet gjerësisht si genocidi i shekullit të XX-të, goditi popullin armen”, tha ai, në formën e një deklarate të bërë më parë edhe nga Papa Gjon Pali i II (dytë) në vitin 2001. /albeu.com/
Shtuar më 12/04/2015, ora 12:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori