Papa Benedikti i XVI-të është takuar me përfaqësues të komunitetit musliman
Pëlqej
Albeu.com
Papa Benedikti i XVI-të është takuar me përfaqësues të komunitetit musliman, dhe i ka siguruar ata se Kisha katolike dëshiron të vazhdojë ndërtimin e "urave të miqësisë". Papa Benedikti është takuar me udhëheqës shpirtëror muslimanë të cilët morën pjesë në ceremoninë inauguruese, në Vatikan.
Ai shprehu vlerësimin e tij për çuarjen përpara të dialogut ndërmjet muslimanëve dhe të krishterëve, si në nivelin lokal, ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Vatikani nuk ka bërë të ditur se cilët udhëheqës muslimanë ka takuar Papa Benedikti i XVI-të, njofton RFE. RTK
Shtuar më 26/04/2005, ora 19:01
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori