Papa Benedikti i XVI: Hoqa dorë në liri të plotë
Papa Benedikti i XVI u shpreh sot se ishte dorëhequr nga pozicioni që kishte në liri të plotë ndërsa shprehu falenderim për mbështetjen që ka pasur gjatë këtyre ditëve.

Në daljen e parë publike pas lajmit për dorëheqjen e tij Ratzinger i ka cilësuar këto ditë si jo të lehtë për të.


"I falenderoj të gjithë për dashurinë dhe për lutjet me të cilat me kanë shoqëruar. Unë hoqa dorë në liri të plotë për të mirën e Kishës. E kam ndjerë fizikisht në këto ditë jo të lehta për mua, dashurinë që më keni sjellë. Lutuni për mua, për Kishën dhe për Papën e ardhshëm, Zoti do të na udhëheqë", tha Ratzinger në fund të fjalimit të shkurtër para të pranishmëve, që ishin rreth 3500 persona. /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2013, ora 12:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori