"Apokalips" në Stamboll, breshëri tmerron pasagjerët e avionit (VIDEO)
Një avion i AtlasGlobal Airlines ka bërë një ulje të detyruar në aeroportin Ataturk të Stambollit, për shkak të motit të keq të shoqëruar me reshje të forta breshëri kokërrmadh me pwrmasat e njw topi golfi.

Avioni pësoi dëmtime të rënda në pjesën e përparme të tij si dhe në xhamat e kabinës së pilotit.

Avioni ishte ngritur në ajër nga veriu i Qipros dhe po zhvillonte një fluturim rutine kur mbi Turqi, u gjend në mesin e një stuhie të fortë dhe një breshëri gjigand.

Stuhia e frikshme përmbyti rrugë, rrëzoi pemë e paralizoi trafikun ajror e atë rrugor në qytetin më të madh të Turqisë. /albeu.com/

Shtuar më 28/07/2017, ora 15:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori