Panik në plazhin më të bukur në Greqi, shkëmbi sa nuk shkaktoi një tragjedi (VIDEO)
Pëlqej
Në Nauagio, plazhi më i njohur i ishullit Zante në Greqi, për pak sa nuk është shkaktuar një tragjedi. Shkëputja e një shkëpi masiv, ku shkaktare kanë qenë një dallgë e madhe, ka shkaktuar panik te pushuesit.

Në momentin e ngjarjes, plazhi ishte i populluar nga dhjetëra pushues, të cilët të kapur nga paniku largohen me shpejtësi.

Mediat greke kanë publikuar pamjet të cilat janë filmuar nga vetë plazhistët, ndërkohë që thuhet se në momentin e shkëputjes së shkëmbit, ndodheshin tre varka me pushues në det.
Shtuar më 13/09/2018, ora 15:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori