Panik në Paris, një person i armatosur dyshohet se ka marrë peng disa njerëz (VIDEO)
Policia franceze është vënë në alarm, pasi mendohet se një person i armatosur ka marrë peng në një ndërtesë disa njerëz në Paris, mes të cilëve edhe një grua shtatzënë. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë forca të shumta të policisë në vendngjarje dhe si dhe ambulancën në rrugën Rue des Petites Ecuries .

Pengmarrësi pretendon se është i armatosur, por policia nuk e konfirmon”- ka raportuar radio franceze ‘Bleu’, duke shtuar se pengmarrësi ka kërkuar të komunikojë me ambasadën iraniane. Policia mendon se rasti nuk ka lidhje me terrorizmin.
Shtuar më 12/06/2018, ora 17:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori