Panik në Londër, i dyshuari ecte me thikë në dorë
Incidenti vjen disa orë pasi një burrë u qëllua për vdekje në Francë pasi kishte therur dy gra me thikë.

Një person i cili mbante një thikë në dorë është arrestuar në “Oxford Street” në Londër para qytetarëve dëshmitarë të tmerruar nga skena që panë.

Efektivët e policisë metropolitane u lajmëruan në orën 14:00 nga qytetarët të cilët raportuan se një burrë 45 vjeçar ishte parë me një thikë duke lëvizur në kryqëzimin me Oxford Street.

Zëdhënësi i Policisë tha se nuk ka pasur të lënduar. I dyshuari u dergua në paraburgim me friken se mund të kishte me vete një armë.

Dëshmitarët thanë se pesë makina policie mberriten ne vendngjarje dhe arrestuan te dyshuarin.
/albeu.com/
Shtuar më 01/10/2017, ora 18:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori