Panik në Japoni, 300,000 ushtarë rusë shumë pranë kufirit
Rusia është duke zhvilluar stërvitjen më të madhe ushtarake të 40 viteve të fundit në brigjet e detit të Japonisë, në Slavyanka.

300,000 trupa ushtarake, detare, tokësore dhe ajrore janë dislokuar në Slavyanka për të zhvilluar për disa ditë stërvitjen më të madhe ushtarake në Rusi, që nga koha e shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

Zhvillimi i stërvitjes në Slavyanka është një provë force e Rusisë, pasi shumë pranë kësaj zone është vija kufitare tokësore me Kinën, por edhe me Korenë e Veriut, ndërsa në anën tjetër të bregut është Japonia.

Por shqetësimi i Japonisë, nuk është vetëm një incident mes fqinjëve që mund të shkaktojë nisjen e luftës, por ngritja e kësaj baze të madhe ushtarake fare pranë ishujve Kuril, për të cilat Tokio ka pretendimet e veta territoriale.
Shtuar më 15/09/2018, ora 22:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori