Panik në avion, burri hip në krahët e avionit për të udhëtuar fshehurazi (VIDEO)
Një burrë i paidentifikuar, që u përpoq të udhëtonte fshehurazi me një aeroplan, ka shkaktuar panik tek pasagjerët. Incidenti ndodhi në aeroportin në Lagos dhe u bë viral në mediat sociale.

Aeroplani ishte duke u nisur kur një burrë i paidentifikuar vrapo drejt tij me një çantë në dorë.

Piloti e vuri dhe ndaloi aeroplanin që po lëvizte në pistë.

Për 30 minuta aeroplani qëndroi në pritje. Ndërsa pasagjerët u panikosën pasi burri hypi në krahët e mjetit fluturues.

Ishin agjentët e sigurimit që arritën ta largonin në mënyrë të sigurt.
Shtuar më 20/07/2019, ora 09:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori