Panik në aeroport
Pëlqej
Pasagjerët u tmerruan kur një gjarpër i zi arriti të futej brenda zonës së pritjes në një aeroport.

Zvarraniku shkoi në sallën kryesore të aeroportit Daniel Z.Romualdes, në Filipine, pasi kaloi zonën e sigurisë në aeroport.

Me të vënë re prezencën e tij, pasagjerët nisin të vraponin na të mundeshin. Megjithatë “aventura” e zvarranikut nuk zgjati shumë, pasi punonjësit e aeroportit ndërhynë duke e kapur atë. Ai u la më pas i lirë në pyll.


Këta lloj gjarpërinjsh nuk janë të rrezikshëm. Ata janë të zakonshëm në Lindjen e largët dhe ushqehen vetëm me brejtës dhe zogj.

Pasagjerët u shprehën të habitur nga ajo që kishin parë. “Nuk mund ta besoja se brenda në aeroport kishte një gjarpër. Nuk është diçka që ndodh përditë”, tha një prej tyre.
Shtuar më 18/09/2018, ora 23:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori