Panik në Bruksel, gjendet një makinë me eksploziv dhe bombola gazi
Autoritetet në Bruksel janë vendosur në alarm pasi kanë gjetur një makinë të mbushur plot me eksploziv dhe me bombola gazi.

Mjeti që dyshohet se do të përdorej për një atentat terrorist është gjetur në periferi të Brukselit, në lagjen e “Porte de Hal”.

Policia ka bllokuar disa rrugë që të çojnë në zonën ku është gjetur makina, ndërsa janë nisur kërkimet për të identifikuar personat që do të bënin aktin terrorist. /albeu.com/
Shtuar më 02/03/2017, ora 17:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori