Panik në ajër, avioni londinez bën ulje emergjente (VIDEO)
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Një avion i nisur nga Londra u detyrua të bënte një ulje emergjente pasi pasagjerët po luftonin për të marrë frymë, vetëm pak pasi kabina uli presionin e ajrit.

Avioni ishte drejtuar për në Ukrainë por u detyrua të ulej në aeroportin e Amsterdamit këtë mëngjes, shkruan "Daily Star".

Avioni "Boeing 767" u ul në mënyrë të sigurt në aeroportin "Schiphol" të Amsterdamit edhe pse ishte nisur për në qytetin polak të Rzeszow.

Ende nuk ka informacione nëse ka të lënduar, ndërsa avioni është duke u kontrolluar nga shërbimet e aeroportit. /albeu.com/

Shtuar më 20/03/2017, ora 11:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Zjarrfikesi pas fikjes se zjarrit ne katin e nendheshem te Bibliotekes Kombetare

Zjarrfikesi pas fikjes se zjarrit ne katin e nendheshem te Bibliotekes Kombetare