Panik dhe ulërima, avioni me 196 pasagjerë në bord përfshihet nga flakët (VIDEO)
Një avion ka dashur të bëjë një manovër urgjente fill pasi nisi të lëvizte në pistë për t'u ngjitur në qiell.

Në pamje duket momenti kur Boeing 737-800 merr flakë në mënyrë të papritur shkruan albeu.com.

Shkak sipas hetuesve është bërë një sasi karburanti që ka rrjedhur në një nga cepat e avionit duke i vënë të gjithë në rrezik.

Avioni po udhëtonte nga Ukraina drejt Egjiptit dhe kishte 196 pasagjerë në bord të cilët shpërthyen në ulërima pasi u lajmëruan për atë që po ndodhte.

Fatmirësisht zjarrfikësja erdhi me urgjencë dhe pasagjerët dolën të gjithë jashtë në gjendje shumë të mirë./albeu.com/
Shtuar më 13/11/2019, ora 11:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori