Përdhoset varri i Millosheviçit; Policia nuk ndërhyn
Albeu.com
Duket ish diktatoti serb Sllobodan Millosheviç nuk do të gjej rehat edhe në varr. Një nga kundërshtarët e tij që mban të njëjtin mbiemër, Mirsllav Millosheviç, ka ngulur një hu mbi varrin e ish diktatorit serb në oborrin e shtëpisë së tij në Pozarevac.Lajmi është publikuar në një faqe interneti ku citohen edhe fjalët personit që ka dhunuar varrin i cili shprehet se “E kam bërë këtë gjë për të larguar hijen e tij e për tu siguruar se nuk do të kthehet përsëri”. Mirosllav drejtoi fushatën për të rrëzuar nga pushteti Millosheviçin, me moton “Ai ka mbaruar”. Policia, e informuar në lidhje me aktin e vandalizmit nga i njëjti autor, nuk ka ndërhyrë. start
Shtuar më 08/03/2007, ora 08:48
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori