Pamjet nga ishulli që "Irma" nuk i la gur në këmbë (VIDEO)
Pëlqej
Teksa i numri i të vdekurve ka arritur deri në 45 veta, përfshirë 10 në Shtetet e Bashkuara, Irma vazhdon të mbjellë shkatërrim kudo që kalon.

Një dron ka filmuar pamjet e mjerueshme dhe gjendjen kaotike që gjendet në një ishull në Karaibe, "Saint Martin" pas uraganit monstruoz Irma.

Videoja është publikuar nga Ministri i Punëve të Brendshme të Francës, pasi Saint Martin është nën administrimin e Francës.

Imazhet e fundit tregojnë mijëra banesa të rrënuara dhe përmbytura, pak pasi stuhia e goditi rajonin me erëra që arrinin deri në 192 kilometra në orë.

Ekipet e shpëtimit po lëvizin nëpër zonat e prekura për të shpërndarë furnizime emergjente me ujë dhe ushqim.

Presidenti francez Emmanuel Macron, ka deklaruar se prioritet i qeverisë do të jetë plani strategjik për të ndihmuar banorët. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2017, ora 15:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori