Pamjet e sulmeve të SHBA-së ndaj ISIS-it në Siri (VIDEO)
Pëlqej
Nga dita e djeshme, SHBA-ja dhe Shtetet Arabe po kryejnë sulme ajrore mbi objektivat e xhihadistëve, duke goditur rreth 20 objektiva në qytetin Raqqa, e cila njihet edhe si fortesa kryesore e ISIS-it në Siri.


“Unë mund t’ju them se sulmi ka filluar mbrëmë dhe se është vetëm fillimi,” tha admirali amerikan John Kirby, zëdhënësi i Pentagonit.

Sulmet ajrore po kryhen me raketa Tomahok, si dhe me avion luftrak B1, F16, F18 dhe F22 si dhe avion pa pilot, që po mbështetet edhe nga Arabia Saudite, Bahreini, Katari, Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, një koalicion i kombeve që ka rënë dakord për të ndihmuar në shkatërrimi i ISIS-it. /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2014, ora 10:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori