Pamjet e rralla të borës në shkretëtirë, sa zbritën temperaturat në Arabinë Saudite
Qyteti i
shkretëtirës Ain Sefra në Algjeri u mbulua me dëborë të mërkurën e kaluar, ndërsa
temperaturat arritën -3 gradë celcius.
Banorët e rajonit Aseer të Arabisë
Saudite u
dyndën në shkretëtirë për të parë reshjet jashtëzakonisht të rralla të borës. Një gjysmë shekulli ka kaluar që kur
temperaturat në provincën jug-perëndimore ranë nën zero.
Derisa janari sjell borë dhe akull në shumë pjesë të botës, shkretëtirat e Afrikës dhe Lindjes së Mesme nuk janë zakonisht në mesin e tyre.
Por, këtë muaj janë parë reshje dëbore në Sahara dhe
temperaturat në Arabinë
Saudite duke u ulur në -2C.
Ndërkohë në Arabinë
Saudite, vendas dhe të huaj gjithashtu u
dyndën në shkretëtirë në rajonin Aseer për të shijuar pamjen e rrallë me borë.
Duket se fenomeni i pazakontë, ka ndodhur, për shkak të temperaturave të ulëta të ditëve të fundit.
Shtuar më 17/01/2021,
ora 21:08