Pamjet e rënda të shkatërrimit nga uragani monstruoz "Irma" (FOTO LAJM)

Uragani monstruoz Irma filloi të godiste Puerto Rikon me erëra me shpejtësi mbi 185mph dhe rrebeshe shiu mbrëmjen e kaluar.

Gjendja në Ameriken Qendrore dhe shtetet jugore të SHBA-ve padyshim që është kthyer në alarmante për shkak të uraganëve të shumtë që nuk po ndalen shkruan Albeu.com.

Pas gjendjes së tmerrshme në Teksas nga uragani 'Harvey', në ishujt Karaibe të Barbudës dhe Shën Martinit prej "Irmës" tashmë kanë ngelur vetëm rrënoja dhe një shkatërrim i plotë.

paktën gjashtë vetë vdiqën në pjesën franceze të St Martin, ndërsa një fëmijë dyvjeçar u vra në Barbuda.

Rreth 900,000 njerëz janë pa energji në Porto Riko dhe të paktën 50,000 njerëz janë pa ujë.

Fotot në galerinë më lart janë shëmbëlltyra e kësaj mënxyrë të kobshme. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2017, ora 10:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori