Pamjet e para nga vendi i sulmit në Belgjikë (FOTO LAJM)

Një tjetër rast sulmi terrorist është regjistruar në Bruksel ku dy efektivë policie janë goditur me thikë nga një person i armatosur.

Sipas policisë lokale, personi i armatosur me thikë ka goditur në qafë një oficer policie, ndërsa tjetrin e ka goditur në stomak, në zonën “Schaerbeek” të qytetit.

Autori u largua nga vendngjarja, por më pas u ndalua nga një grup i dytë policësh të cilët e qëlluan me armë zjarri në këmbë.

Sulmuesi, i cili raportohet se është 43-vjeç dhe me shtetësi belge, gjithashtu i ka thyer hundën një polici të tretë.

Mësohet se oficerët e plagosur, të cilët ishin veshur civil, nuk janë në rrezik për jetën.

Eric Van Der Sypt, një zëdhënës i prokurorisë federale belge tha: “Ne kemi arsye të besojmë se incidenti ishte një sulm terrorist.”

Belgjika ka qenë në gatishmëri të lartë pas shpërthimeve në mars, kur u vranë 32 persona në aeroportin e qytetit dhe metro.

Më herët gjatë ditës së sotme, stacioni hekurudhor “Gare du Nord” në kryeqytetin belg u mbyll për një orë për shkak të një alarm për bombë. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2016, ora 17:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori