Pedri: Ndaj Interit një finale, duam vetëm fitoren

Talenti i Barcelonës, Pedri, foli për “Prime Video” në kuadër të ndeshjes së mbrëmjes kundër Interit, një ndeshje mjaft delikate për spanjollët.

“Pres që Interi të jetë i vëmendshëm në fazën mbrojtëse, me një qendër graviteti të ulët në mënyrë që të kufizohemi. Ne e kemi përgatitur ndeshjen kështu, duke menduar të mbajmë topin, ta lëvizim dhe të posedojmë atë, të kërkojmë hapësirën për të gjetur golin.

E dimë që do të jetë si një finale, duhet të fitojmë pasi dhe barazimi nuk na mjafton. Ajo që ka rëndësi është vetëm të shënojmë një gol më shumë se kundërshtarët”, është shprehur talenti spanjoll./h.ll/albeu.com


Shtuar 12.10.2022 15:55