Pamjet e ekzekutimit nga lufta në Karabak shkaktojnë indinjatë
Një video e postuar në një aplikacion mesazhesh e cila tani nuk figuron me, tregon ata që duket të jetë dy armenë me uniforma ushtarake duke u kapur nga trupat nga Azerbajxhani.

Në një video të dytë shihen të njëjtët armenë duke u ekzekutuar, me duart të lidhura pas shpine. Autoritetet vendase i kanë identifikuar personat në fjalë si Benik Hakobyan, 73 vjeç dhe 25-vjeçarin Yuri Adamyan.

Azerbajxhani i ka hedhur poshtë videot me pretendimin se janë të rreme. Por mbikëqyrësi kryesor europian për të drejtat e njeriut, Këshilli i Evropës, tha se e ka marrë videon e dytë dhe do të hetojë të gjitha abuzimet e pretenduara të të drejtave të njeriut.

Luftimet shpërthyen në 27 shtator rreth enklavës së Kaukazit, e cila njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por është nën kontrollin e Armenisë. Përplasjet shpejt u përshkallëzuan në një konflikt në shkallë të gjerë, me bombardimin pa kriter të qyteteve dhe pretendimet se janë përdorur edhe municione të ndaluara siç janë bombat thërrmuese.

Një armëpushim u njoftua më 10 tetor dhe më pas përsëri më 18 tetor, por sulmet kanë vazhduar. Disa mijëra njerëz thuhet se kanë vdekur dhe bombardimet kanë vrarë civilë në Armeni dhe Azerbajxhan. Dhjetëra mijëra janë larguar nga shtëpitë e tyre.

Shtuar më 24/10/2020, ora 11:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori