Punon në një godinë me Rudina Dembacaj, zbulohet kush është partnerja e re e ish-burrit të aktores (FOTO LAJM)

Pak para dasmës së bujshme të Rudina Dembacaj me Mark Frrokun edhe ish bashkëshorti i aktores, i icili dashur pa dashur është bërë pjesë e medias dhe lajmeve rozë, publikoi partneren e re, por duke u siguruar gjithmonë të ruaj privatësinë dhe të mos zbulojë identitetin.

Por së fundmi Aleksi e ka bërë publike dhe ajo është Marisa Preza. Me të vizituar profilin e saj në Instagram, ajo që bie në sy është fakti se ajo është pjesë e stafit të televizionit Klan, ku aktualisht punon edhe Rudina Dembacaj.

Ai dhe Marisa prej disa kohësh kanë një lidhje të konsoliduar, duke e bërë formale edhe në familjet e tyre. Marisa është mirëpritur nga familja e Aleksandrit e madje është takuar edhe me Viktorian, vajzën e tij dhe të Rudinës./albeu.com/