NATO nxjerr hartën e Lindjes, Shqipëria do dërgojë trupa në Bullgari: Rusia kërcënim serioz

Ashtu sic ishte paralajmërua, NATO do të shtojë ndjeshëm forcat ushtarake në Lindje, pas sulmit të Moskës në Ukrainë.

Në samitin e NATO-s në Madrid, Rusia u shpall kërcënim më i madh ndaj paqes dhe sigurisë ndaj vendeve anëtare të Aleancës.

Numri i forcave në gatishmëri lartë nga 40,000 që janë aktualisht do të shkojë në 300,000, si pjesë e rishikimit më të madh të mbrojtjes së aleancës që nga koha e Luftës së Ftohtë.

Mësohet zyrtarisht se Forcat e Armatosura Shqiptare do të dërgojnë për herë të parë një mision ushtarak në Bullgari, ku në total do të jenë 1650 trupa.

Në këtë vend, siç duket edhe nga harta e publikuar nga NATO, do të ketë vetëm trupa vendase, amerikane dhe shqiptare./albeu.com