Pamje tmerri në Turqi, shirat e rrëmbyeshëm hapin gropa në qytet (VIDEO)
Pëlqej
Sërish shirat kanë pushtuar qytetet e Turqisë, ku ndër të tjerë në gjendje më serioze është shfaqur qyteti Erzurum.

Ai tashmë prej 3 ditësh vuan pasojat e vërshimeve ndërkohë që pasojat janë vërtet të rënda.

Vërshimet që kanë prekur pjesën lindore të Turqisë, ka bërë që shumë rrugë të shkatërrohen dhe të hapen gropa gjigante që përpinë vetura shkruan telegrafi.

Në videot e publikuara më poshtë mund të shihet një veturë e bardhë, që e përpinë një gropë që ishte hapur në mes të rrugës.

Shirat e rrëmbyeshëm kanë prekur edhe Ankaranë, ku si pasojë janë shkatërruar disa objekte dhe vetura të shumta.
Shtuar më 23/05/2018, ora 23:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori