Pamje tmerri, fëmija kalon i vetëm në autostradë (VIDEO)

Ky është momenti tronditës ku një fëmijë u pa duke u zvarritur në një autostradë në Vietnam.

Në videot e një shoferi nga Quang Ninh, mund të shihet papritmas fëmija i cili mundohet të kalojë rrugën, ndërsa një kamion ka ndaluar.

Shoferët e makinave dalin për të larguar fëmijën ndërsa papritur shfaqet një i afërm i fëmijës dhe e merr në krahë e largohet, përcjell albeu.com

Shoferi i makinës tha: 'Po vozisja në rrugë dhe papritmas pashë se një fëmijë po zvarritej nëpër rrugë. Për fat të mirë, fëmija nuk u dëmtua ".

Incidenti ndodhi më 13 mars 2018. /albeu.com/




Shtuar më 20/03/2018, ora 10:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori