EMRAT/ Në kërkim për kanabis, shoqërohen në polici dy djemtë e xhaxhait të deputetit të PS

Dy djemtë e xhaxhait të deputetit të Partisë Socialiste në Lezhë, Eduard Ndreca janë shoqëruar mbrëmjen e sotme në policinë e qytetit.

Gjergj Ndreca dhe Ervin Ndreca janë ndaluar nga policia pasi rezultojnë me precedentë të mëparshëm penalë. Konkretisht Gjergj Ndreca ishte shpallur në kërkim prej 15 korrikut të 2021 për kultivim të lëndëve narkotike.

Gjergj dhe Ervin Ndreca janë ndaluar teksa po lëviznin me një mjet tip “Range Rover” dhe kanë kundërshtuar shoqërimin duke debatuar ashpër me efektivët e policisë.

Ndreca u shpall në kërkim pas një aksioni anti-kanabis të policisë në Lezhë, së bashku me kreun e njësisë administrative Gëzim Kola, i cili rezultoi i përfshirë pas identifikimit të disa parcelave të mbjella me kanabis.

Policia e Lezhës nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar për rastin në fjalë./newsbomb