Pamje të rënda, fytyra e gjyshes "po shkrihet" nga sëmundja e rrallë (FOTO LAJM)

Një gjyshe nga Tajlanda vuan nga një sëmundje e rrallë që shkakton "shkrirjen" e fytyrës së saj dhe rrezikon të humbë jetën prej saj.

Wiang Boonmee, 63 vjeç, mësoi për sëmundjen e saj që kur ishte fëmijë, sëmundja u përhap dhe ajo u verbua me kalimin e kohës.

E dëshpëruar tani ajo është zhvendosur në Bangkok nga shtëpia e saj rurale, përcjell albeu.com

Ajo tha: "Unë kam pasur këtë problem për një kohë të gjatë, unë kam mbijetuar dhe jam e shëndetshme dhe kam një punë.

Wiang është verbuar dhe fytyra e saj është shkatërruar nga rritja e lëkurës por ajo po refuzon të bëjë një operacion.

"Nëse unë bëj operacion unë kurrë nuk do të zgjohesha. Kam frikë se nuk do të mbijetoj. Vajza ime më sjell këtu, kështu që unë mund të shes lule dhe vajra kamfuri. Jam e lumtur dhe dikush më dha një dhurim këtë javë, për të cilën jam mirënjohëse".

Praw Wattana, 22 vjeç, i cili së pari kontaktoi punonjësit e shëndetësisë për të kërkuar ndihmë për Wiang, tha se ajo ndaloi të fliste me të rreth gjendjes së saj.

Praew tha: "Pashë gjyshen që shiste gjëra në rrugë para bankës. Më erdhi keq për të, sepse ajo nuk mund të shihte dhe mendova se po vuante. Unë jam i sigurt se ajo ka një jetë të vështirë, por ajo ende është duke punuar shumë, ajo nuk lyp, ajo shet lule dhe gjëra të tjera të vogla, shkruan albeu.com

Dr Sunura Ourairat, President i Universitetit Rangsit, vizitoi Wiang në rrugë të premten për t'i ofruar ndihmë dhe kujdes mjekësor.

Ai tha: "Unë kam kërkuar ndihmë nga Ministria e Shëndetit Publik dhe kam kërkuar që mjekët ta vizitojnë këtë gjyshe. Ne jemi të gatshëm për të ndihmuar me kirurgji, por ajo ka frikë se mos vdes".

Neurofibromatosis është një sëmundje gjenetike që shpesh fillon në fëmijëri dhe shkakton tumore që rriten në indet nervore.

Ashpërsia e sëmundjes ndryshon me moshën dhe në botën e zhvilluar është trajtuar më shpesh në fazat e hershme me kirurgji. /albeu.com/





























Shtuar më 03/01/2018, ora 13:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori