“Jemi vetëm një hap larg”, paralajmëron shefi i OKB-së: Një llogaritje e gabuar mund të çojë në asgjësim bërthamor

Kërcënimet bërthamore janë në rendin e ditës sot pas bisedimeve për mospërhapjen në Nju Jork, raporton SkyNews

Kërcënimet që dalin nga lufta në Ukrainë, si dhe në Azi dhe Lindjen e Mesme, e vendosin botën “vetëm një keqkuptim, një llogaritje të gabuar larg nga asgjësimi bërthamor”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.

Antonio Guterres i bëri komentet në bisedimet në Nju Jork, duke u thënë zyrtarëve se kjo është një “kohë rreziku bërthamor që nuk është parë që nga kulmi i Luftës së Ftohtë”.

“Ne kemi qenë jashtëzakonisht me fat deri tani. Por fati nuk është një strategji. As nuk është një mburojë nga tensionet gjeopolitike që vlojnë në konflikt bërthamor,” tha ai.