Pamje të frikshme, avioni del nga pista bie në greminë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një avion i kompanisë Pegasus që fluturon edhe nga Shqipëria ka dalë nga pistaaeroportin e Trabzonit në Turqinë veriore, në zonën e Detit të Zi.

Pasagjerët deklaruan se që në nisje avioni bëri një zhurmë të fortë por që u nis dhe nuk iu dha shpjegim, përcjell Albeu.com

Në bordin e avionit ishin plot 162 paragjer, 2pilotë dhe 4 stjuardesa.

Avioni u nis nga Ankaraja në orën 22.00 dhe pas fluturimit të zakonshëm ka bërë përgatitjen për t`u ulur në aeroportin e qytetitTrabzonit, por doli nga pista dhe mendohet se shkak ishte cilësia e dobët e karburantit.

Për fat të mirë nuk raportohet për viktima përvec disa udhëtarëve që kanë dëmtime të lehta nga përplasja. /albeu.com/

Shtuar më 14/01/2018, ora 11:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori