Pamje të tmerrshme nga masakrat serbe ne Kosovë (VIDEO)
29 janari i vitit 1999 është ndër datat më të rëndësishme për banorët e Rogovës dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Në fshatin Rogovë të Hasit në vitin 1999 ranë në pritë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por nuk u kursyen as jetët e civilëve të fshatit.

Në datat 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999 në këtë fshat dhanë jetën 21 persona të cilat përkujtohen çdo vit nga banorët e Rugovës.

Agim Zeneli, Luan Smajli, Agron e Sejdi Rama, Pren e Meme Lleshi, Agush Gjoci, Valon Gashi, Bahtjar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çeta, Kasim Shala, Hamdi Berisha, Gezim Ademi, Haxhi Lypjani, Gasper Karaçi, Ilir Merturi, Naim Gashi,Naim Dreshaj, Sahit Krasniqi dhe Vesel Avdyli, ishin dëshmorët që dhanë heroikisht jetën.

Për më tepër ndiqni pamjet shokuese që dëshmojnë pasojat e maskrave serbe në Kosove. /albeu.com/
Shtuar më 01/02/2017, ora 19:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori