Pamje të rënda/ Situata brenda aeroportit në Florida ku ndodhi sulmi (VIDEO)
Një person i armatosur ka hapur zjarr në aeroportin ndërkombëtar të Floridas në Shtetet e Bashkuara, duke lënë të vdekur 5 persona dhe plagosur 6 të tjerë.

Pamjet e mësipërme janë filmuar në ambientet e terminalit në aeroport ku duken viktimat të shtrira në dysheme të mbuluara nga gjaku.

Situata vijon të mbetet e paqartë, ndërkohë që një personi që ka kryer sulmet ka përfunduar në pranga, shkruan Mail Online.

Ai do të merret në pyetje për të mësuar më shumë rreth motivit të këtij sulmi.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forca të shumta sigurie që fillimisht evakuuan personat që ndodheshin përreth. Më pas, ne rrethana ende të panjohura është bërë i mundur arrestimi i agresorit.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në ambientet spitalore, me qëllim që t’u jepet ndihma e nevojshme shëndetësore. /albeu.com/


Shtuar më 06/01/2017, ora 21:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori