Pamje shokuese / Policia kufitare greke tenton të fundosë gomonen me 58 refugjatë (VIDEO)
Pamje shokuese / Policia kufitare greke tenton të fundisë gomo...

Pamje shokuese / Policia kufitare greke tenton të fundisë gomonen me 58 refugjatë / Shikoni videon: http://www.albeu.com/bota/pamje-shokuese-policia-kufitare-greke-tenton-te-fundise-gomonen-me-5/221122/

Posted by Albeu.com on Friday, November 20, 2015
Agjencia turke e lajmeve DHA ka publikuar disa pamje shokuese të polisicë kufitare greke të cilët kanë tentuar të fundosin gomonen përplot me refugjatë sirian në ujërat e Egjeut në kufirin greko-turk, transeton Albeu.com

Pamjet e mësipërme i janë shfaqur nga autoritetet turke kryeministrit grek Tsipras gjatë vizitës së tij në Turqi disa ditë më parë.

Ngjarja ka ndodhur me datë 12 Nëntor rreth orës 4:19 të mëngjesit.

Në video shihen pamje teksa polici grek mundohet të fundosë gomonen e cila më pas fillon të shfryhet ndërsa anija greke raportohet se fillimit të shfryrjes së gomonës është larguar me shpejtësi.

Në ndihmë të refugjatëve kanë ardhur forcat kufitare turke të cilët kanë arritur të shpëtojnë në momentet e fundit refugjatët. /albeu.com/
Shtuar më 20/11/2015, ora 21:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori