Pamje shokuese: Grabitësi përleshet me armë me policinë, por e pëson keq (VIDEO)
Në videon e mësipërme shihet momenti kur një 49 vjeçar tenton që të vjedhë një makinë kërcënimin e pistoletës, por i bën planet gabim dhe përballet me policinë.

Michael Charles Cohen në fillim vodhi disa para në një dhomë pokeri në Las Vegas e më pas tentoi të largohej duke tentuar që të vidhte makinën.

Së fundmi janë publikuar disa pamje të cilat tregojnë atë duke u përpjekur për të vjedhur një veturë, para se policët ta kuptojnë se çfarë po bënte.

Si pasojë, ai bën një shkëmbim zjarri me katër policë dhe e qëllon njërin prej tyre në gjoks.

Vjedhësi i kazinos vdiq të shtunën pas shkëmbimit të zjarrit, ndërsa oficeri që goditi u shpëtua nga jeleku anti-plumb.
Shtuar më 20/03/2019, ora 13:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori