Pamje shokuese, babai dhe vajza 2 vjeçe gjenden të mbytur bashkë në lumë (FOTO LAJM)
Imazhet tronditëse zbulojnë tragjedinë e krizës së emigrantëve.

Një burrë nga Salvadori dhe vajza e tij 23 muajshe u mbytën në Rio Grande, ndërsa nëna arriti të shpëtojë.

Oscar Alberto Martinez Ramirez dhe vajza e tij Valeria u gjetën me fytyrë në ujë në cep të lumit në anën e Meksikës.

Siç shihet nga fotot krahu i vajzës ishte rreth qafës së babait të saj duke treguar se ajo po mbahej tek 25-vjeçari në momentet e fundit.

Gruaja Tania Vanessa Avalos tha se ishte e pranishme kur ndodhi ngjarja.

21-vjeçarja pa burrin dhe vajzës teksa mbyteshin, ndërsa Ramierez tentoi te kalojë kufirin ilegalisht duke notuar përgjatë lumit Matamoros, Meksikë.

Avalos tha se u larguan nga El Salvador më 3 prill dhe dy muajt e fundit i kaluan në Meksikë në një kamp emigrantësh në pritje të një takimi për të kërkuar azil në SHBA.

Ata shkuan në Konsullatën e SHBA për intervistën por radha ishte shumë e madhe.

Të frustruar nga pritja, Ramirez u përpoq të notonte përgjatë lumit me vajzën e tij.

Pasi kaloi lumin, ai la vajzën në bregun nga ana e SHBA dhe u nis të notonte përsëri drejt gruas por vajza u tremb dhe u hodh në lumë për ta ndjekur. Martinez u kthyer për të kapur vajzën, por u mbytën.

Shtuar më 26/06/2019, ora 10:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori