Pamje që po bëjnë xhiron e botës: 15 vjeçari turk filmon veten nën rrënojat e tërmetit (VIDEO)
Video e një djali 15-vjeçar nga Turqia po bën xhiron e rrjetit. Ai ka filmuar veten nën rrënoja pas shembjes së shtëpisë nga tërmeti. Gunay Ozisik është shpëtuar nga forcat e kërkim-shpëtimit 10 orë pas tërmetit.

Në momentin kur e gjithë ndërtesa po dridhej nga tërmeti i fuqishëm, djali po fliste me të ëmën në telefon dhe bërtet “mama” nga frika dhe më pas gjithçka u shemb.

“Mu deshën 2 orë të shkoj në shtëpi për shkak të trafikut dhe kur pashë ndërtesën të rrënuar mu drodh zemra, por fatmirësisht im bir arriti të mbijetonte”, tha e ëma për një media turke.
Shtuar më 03/11/2020, ora 19:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori