Dalin pamjet nga sulmi në Holandë (FOTO LAJM)

Policia holandeze ka njoftuar se disa njerëz janë lënduar nga të shtënat me armë zjarri në qytetin Utrecht, i cili ndodhet në qendër të Holandës.

Dëshmitarët kanë thënë se një person i armatosur i ka qëlluar me armë njerëzit që kanë qenë duke udhëtuar me një tramvaj në mëngjesin e të hënës.

Policia e këtij qyteti ka thënë se e kanë rrethuar një stacion të tramvajit në periferi të qytetit, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe ekipet e emergjencës.
Shtuar më 18/03/2019, ora 12:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori