Pamje nga sulmi me thikë në qendrën tregtare në Poloni (VIDEO)

Pëlqej
Një grua është vrarë dhe 7 të tjerë janë plagosur pasi janë sulmuar me thikë nga një person në një qendër tregtare në Poloni, ditën e sotme.

Një zëdhënës i policisë në qytetin Stalowa Wola tha se një 27-vjeçar banor i këtij i qytet u arrestua shumë shpejt pas sulmit të kryer pasditen e sotme në një nga qendrat tregtare në jugperëndim të këtij shteti.

“Ai po sulmonte njerëz nga prapa, duke i goditur me thikë,” i tha Klee PAP ndërsa shumë shpejt është vënë në prangat e policisë.

Gjithashtu, policia ka thënë se një grua 50 vjeçare nuk ka arritur t’i përballojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital. /albeu.com/



Shtuar më 20/10/2017, ora 18:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori