Pamje nga ceremonia e varrimit të George Floyd (VIDEO)
George Floyd i cili vdiq pas arrestimit nga policia në Minneapolis, do të varroset sot pranë nënës së tij në Houston Teksas.

Sipas mediave të huaja, ceremonia para varrimit të tij, po mbahet në Shatërvanin e Kishës së Falënderimeve.

Floyd vdiq më 25 maj kur një oficer në Minneapolis i vendosi gjurin në qafë për tetë minuta e 46 sekonda, ndërsa ky i fundit gjatë incidentit ankohej se nuk mund të merrte frymë.

Bëhet e ditur se rreth 500 të ftuar nga familja e tij, përfshirë drejtues politikë dhe të famshëm pritet të marrin pjesë në këtë ceremoni, pasi vdekja e tij ka tronditur Amerikën, duke bërë thirrje për reforma ndaj racizmit.

Trupi i tij është ekspozuar para qytetarëve për 6 orë gjatë një mbledhje komemorative në Houston para se të fillojë ceremonia e varrimit, mbledhje komemorative ishin organizuar edhe në Minneapolis ku ndërroi jetë, në Redford, dhe në vendlindjen e tij në Karolinën e Veriut.
Shtuar më 09/06/2020, ora 20:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori