Pamje dramatike nga sulmi me makinë në Londër (FOTO LAJM)

Pëlqej
Disa njerëz kanë mbetur të lënduar pasi një makinë hyri në trotuar dhe mori përpara këmbësorët jashtë Muzeut Historik të Londrës këtë pasdite.

Sa i përket sulmit, një person u rrëzua për toke nga rojet e sigurisë dhe u arrestua nga policia në zemër të muzeut të kryeqytetit.

Qindra turistë të tmerruar u larguan nga skena teksa një automjet Toyota Prius goditi një shenjë rrugore para se të futej në një turmë njerëzish, duke goditur 10 prej tyre.

Sipas autoriteteve ende është shumë herët që të thuhet se ky incident ishte sulm terrorist, por nuk e kanë përjashtuar mundësinë që të jetë. /albeu.com/


Shtuar më 07/10/2017, ora 18:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori