Palestinezët: Të kryen hetime për krime lufte kundër izraelitëve
Zyrtarë palestinezë janë shprehur se Gjykata Penale Ndërkombëtare duhet të marrë menjëherë në konsideratë krimet e luftës të kryera nga ushtarë izraelitë dhe të nisë procedim penal kundër tyre.

Ambasadori palestinez në OKB, Riyadh Mansur, ka thënë se pranimi formal i kërkesës së autoritetit palestinez në Gjykatën Ndërkombëtare, i jep të drejtë prokurorit të atjeshëm që të nis me hetimin e akuzave për krime lufte.

Palestinezët kanë pretendime se izraelitët në verën e vitit që lamë pas kanë kryer krime në zonën e Rripit të Gazës.

Ndërsa, Izraeli këtë veprim të zyrtarëve palestinezë e ka quajtur "veprim të njëanshëm"./albeu.com/

Shtuar më 09/01/2015, ora 11:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori