2632 raste aktive me Covid-19, si krahasohet Kosova me vendet e rajonit

118 raste të reja u konfirmuan sot në Kosovë nga IKSHPK, ndërsa 157 pacientë u shëruan nga Covid-19.

Kosova ka gjithsej 5735 raste me Covid-19 të konfirmuara. Prej tyre 2968 persona janë shëruar ndërsa 135 kanë ndërruar jetë.
Në krahasim me vendet e rajonit, Kosova ka shtim të madh të rasteve të cilat erdhën pas lehtësimit të masave.

Shqipëria ka për momentin 4090 raste totale me Covid-19. 2311 persona janë shëruar ndërsa 112 kanë ndërruar jetë. Shqipëria qëndron pak më mirë se Kosova me raste aktive.

Shumë më keq qëndron Maqedonia e Veriut. 9153 raste janë të konfirmuara gjithsej, ndërsa 4810 persona janë shëruar. 422 të tjerë kanë humbur jetën pas prekjes nga virusi. 3921 raste janë ende aktive.

Serbia ka 20894 raste me Covid-19 të konfirmuara. 14047 janë shëruar nga virusi ndërsa 472 persona kanë humbur jetën. Dy javë më parë në këtë shtet u mbajtën zgjedhjet nacionale. 11 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit.

Mali i Zi po përjeton shtim të rasteve me Covid-19, kjo përkundër se para dy muajve kishte shpallur fitoren ndaj pandemisë. Janë vetëm 2188 raste me koronavirus në Mal të Zi. 385 persona janë shëruar ndërsa 32 persona kanë humbur jetën. /Express/


Shtuar 19.07.2020 20:49