Pako e dyshimtë, rrethohet ambasada e Koresë së Veriut në Londër
Pëlqej
Ambasada e Koresë së Veriut në Londër është rrethuar pas raportimeve se në afërsi të saj është gjetur një pako e dyshimtë.

Banorët e zonës përreth ambasadës janë evakuuar nga policia metropolitane, dhe janë duke kryer hetimet lidhur me pakon e dyshimtë që është gjetur pranë ambasadës në Gunnersbury në pjesën perëndimore të Londrës.

Ambasada e Koresë së Veriut gjendet brenda një shtëpie me shtatë dhoma gjumi që dikur ishte në pronësi të aktorit Sid James. /albeu.com/




Shtuar më 25/09/2017, ora 23:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori