Pako e dyshimtë në zyrën e kancelares Merkel
Pëlqej
Angela Merkel
Policia ka bërë të ditur se një pako e dyshimtë ishte gjetur në zyrën e kancelares gjermane, Angela Merkel, të martën, pas shpërthimit të dy pako-bombave në Ambasadën ruse dhe atë zvicerane në Athinë, në sulmet për të cilat përgjegjës dyshohet të jenë ekstremistët grekë të së majtës ekstreme. Merkel ishte në Belgjikë kur pakoja arriti në zyrën e saj.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet e së martës, të cilat nuk kanë shkaktuar ndonjë të plagosur. Po ashtu zyrtarët kanë thënë se nuk kanë prova për lidhjen midis komplotit të zbuluar jemenas me bomba, për të cilin janë përdorur eksploziv më të fuqishëm. (albeu.com)
Shtuar më 02/11/2010, ora 16:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori