Shiu do të na vizitojë edhe këtë javë, sinoptikania paralajmëron valën e të nxehtit afrikan: Ja kur vjen

Sinoptikania Lajda Porja, ka njoftuar se tashmë ndodhemi në kushtet e një klime si në pranverë, ku lagështira në ajër është mëse e pranishme.

Këtë javë në vendin tonë do të jetë një mot me kalime të ndjeshme vranësirash, rrebeshe afatshkurtra shiu, ndërsa temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante.

E mërkura dhe enjtja sjellin stabilitet të kushteve të motit. Sigurisht që nuk mungojnë momenet e shkurtra me reshje të pakta në zonat të izoluara, në shtrirjen lindore. Por e premtja sjell sërish reshje për ta gjetur territorin shqiptarë me një fundjavë të lagësht. Përsa i përket temperaturava, maksimumi mbetet te  30-31°C , në këto vlera gjate gjithe javes.

Porja gjithashtu bëri me dije se ka një rënie të temperaturave, deri në vlerën 31 gradë C. Ajo paralajmëron rrebeshe në zonat juglindore, kryesisht në qarkun e Korçës, duke thënë se do të jenë në rrezik tokat e mbjella.

Sa i përket stuhive, ajo tha se nuk do jenë shqetësuese, dallgëzimi në det nuk parashikohet problematik për lundrimin e anijeve. Ndërsa për valën e të nxehtit afrikan që qarkullon në Evropë, ajo tha se vendi ynë do i kthehet temperaturave të larta javën e fundit të muajit qershor.