Pako bombë për Berluskonin
Pëlqej
Silvio Berlusconi
Nuk ka munguar dhe një pako bombë për kryeministrin e Italisë, Silvio Berluskoni. Nga Athina ka mbërritur një pako bombë me adresë kryeministrin italian. Pakoja udhëtonte në një avion mallrash të kompanise TNT, i nisur nga kryeqyteti grek, drejt Parisit për tu ulur në orën 22:15 të mbrëmjes së djeshme në aeroportin Markoni të Bolonjës.

Pikerisht gjate kontrollit ne aeroport, pakoja qe dukej se mbante libra dhe peshonte rreth 2 kg, mbante adresen Pallati Chigi ne Rome, residence e kryeministrise, dhe i dergohej vete kreut te qeverise italiane.

Sipas te perditshmes “Corrier della Serra”, gjate perpjekjeve per çaktivizimin e saj, pakoja shpertheu ne flake por nuk pati asnje dem ne njerez. Ajo çka mbeti nga pakoja tashme po i nenshtrohet analizave per te zbuluar materialin e perdorur. Me te mberritur ne aeroport, avioni u vendos ne nje zone te izoluar te aeroportit dhe larg terminalit.

Dergimi i kesaj pakoje bombe ndodhi pikerisht ne te njejten dite, kur policia greke zbuloi pese pako te tjera biombe qe ishin derguar ne ambasadat e Zvicres, Bullgarise, Rusise, Kilit dhe Gjermanise, dy prej te cilave shperthyen pa shkaktuar viktima. (albeu.com)
Shtuar më 03/11/2010, ora 09:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori