Pakistani shpall te vdekur Osama bin Ladenin
Albeu.com
Udhëheqësit e shërbimit sekrete të Pakistanit mendojnë se lideri I Al Kaedës Osama bin Laden është I vdekur. Këtë sot e bëri të ditur presidenti I shtetit Asif Ali Zardari por theksoi se nuk ka argumente të mjaftueshme që të vërtetohet kjo informatë hulumtuese.Zëdhënësi I deprtamentit shtetëror të Amerikës, Robert Vuds në lidhje më këtë sot theksoi se SHBA-ja vazhdon me kërkimin e Bin Ladenit dhe se Uashingtoni nuk ka informatë e cila tregon se a është Bin Ladeni i gjallë apo I vdekur. SHBA-ja mendon se lideri I Al Kaedës dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt janë të strehuar në një rajon fisëror në pjesën veri – perëndimore të Pakistanit në afërsi të kufirit me Afganistanin.
Shtuar më 28/04/2009, ora 22:24
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori