Pakistani i shpall luftë ISIS-it pranë kufirit afgan
Pëlqej
Ushtria pakistaneze ka nisur një operacion kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik, ISIS, në rajonin veri perëndimor përgjatë kufirit afgan.

Një zëdhënës ka treguar se kanë marrë mbështetje edhe nga forcat ajrore, dhe janë duke u përqendruar në zonat malore, shkruan BBC.

Pakistani më herët ka mohuar praninë e ISIS në territorin e tyre, ndërkaq tash kanë treguar se po tentojnë të ndalojnë zgjerimin dhe ndikimin e tyre.

ISIS kontrollon disa pjesë në Afganistan dhe ka kërkuar të forcojë praninë e saj edhe në Pakistan që nga viti 2015, kur ka kryer sulmin e parë në vend.
Shtuar më 16/07/2017, ora 23:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori