E FUNDIT/ Shpërthim me tritol në një banesë në Kamëz
Pakistani i lutet bashkesise nderkombetare per ndihme
Albeu.com
Në një apel dramatik, kryeministri pakistanez Yusuf Raza Gilani i është lutur bashkësisë ndërkombëtare për ndihmë të menjëhershme në luftën kundër katastrofës së përmbytjeve. Humbjet në jetë njerëzish dhe në infrastrukturë janë "gjigante", tha Gilani në një fjalim drejtuar kombit. Pakistani është goditur nga përmbytjet më të rënda në historinë e tij. Sipas të dhënave të autoritetit për mbrojtjen nga katastrofat nga përmbytjet janë të prekur 12 milionë vetë.

Kombet e Bashkuara bënë të ditur se rreth 1,5 milionë njerëz janë të pastrehë. Më shumë se 1.600 vetë humbën jetën nga përmbytjet, të cilat tani janë drejtuar në jugun e vendit me popullsi të dendur. Katastrofa ka mbërritur ndërkohë edhe në veri të Indisë. Në rajonin Ladakh humbën jetën më shumë se 100 vetë. /alsat-m/
Shtuar më 07/08/2010, ora 10:25
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori