Pakistani filloi versionin e tij te Facebookut
Albeu.com
Në Pakistan është themeluar versioni i Facebookut për myslimanë, pasi faqja e popullarizuar e rrjetit shoqëror ishte bllokuar në këtë vend, pas formimit të një grupi i cili bëri thirrje për të vizatuar karikaturat e profetit Muhamed.
Gjashtë të rinj nga qyteti Lahore, krijuan faqen “MillatFacebook”, e cila pritet të bëhet qendër e komunikimit e myslimanëve në mbarë botën. Omar Zaheer Meer, njëri prej themeluesve, tha se prej të mërkurës kur është lëshuar faqja, janë regjistruar më shumë se 8.000 vetë. Megjithatë mediat lokale kanë filluar të kritikojnë themelimin e kësaj faqeje, ndërsa ajo është kritikuar edhe për përgatitjen e dobët teknike. Megjithatë, kjo nuk i ndalon të rinjtë e Pakistanit për tu bërë anëtarë e rrjetit të internetit në vendin e tyre
Shtuar më 30/05/2010, ora 14:46
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori